Isak Hien, opsion për mbrojtjen e Real Madridit

Isak Hien, opsion për mbrojtjen e Real Madridit

Tek Reali Madridit fuqizimi i mbrojtjes vijon të mbetet një prioritet.

Tekniku Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e të tjerë elementëve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe një ndër të cilët ka bindur më shumë është Isak Hien.

Suedezi i ka dhënë një tjetër impakt prapavijës së Atalantës me paraqitjet shumë të mira si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Bergamaskët janë në një moment ideal, të cilët vinë pas fitimit të Europa Leagues dhe po performojnë ashtu siç duhet në kompeticionet pjesëmarrëse në sezonin aktual, të cilët besohet se do të insistojnë për qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ Gewiss ‘’.

25 vjeçari spikat për aspektin fizik, shumë i aftë edhe në dyluftimet në ajër dhe gjithashtu mjaft efikas në prapavijë.

Gian Piero Gasperini beson shumë tek ishi i Veronas por gjithsesi flitet për interesin e një ndër klubeve më të suksesshëm të globit, sigurisht endërra e çdo lojtari.

Muajt vijues do të jenë determinante për të ardhmen e Isak Hien, i cili pikërisht në merkaton e janarit mund të fillojë një tjetër eksperiencë në karrierë.

Për sa i përket sezonit aktual Isak Hien është aktivizuar në 6 sfida nga strategu i ‘’ La Deas ‘’ dhe niveli i lojës së tij ka ardhur në rritje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy