Icardi kërkon largimin nga Parisi

Icardi kërkon largimin nga Parisi

Kalvaret e shumta të përjetuara tek Paris St Germain vazhdojnë ta lodhin Mauro Icardin . Duket sikur kupa është mbushur plotësisht për argjentinasin i cili është shumë i bindur për largimin nga ‘’ Parque De Prince ‘’ në merkaton e verës . Sipas L’Equipe zërat e fundit të lidhur me një transferim të mundshëm të Lionel Messit në kryeqytetin francez e kanë fuqizuar idenë e krerëve të presidencës për të mos llogaritur shërbimet e sulmuesit të mirënjohur për sezonin e ardhshëm . 

Spekullimet e shumta e rikthejnë 28 vjeçarin në Serinë A , kampionat në të cilin nisi shpërthimin  duke u shëndërruar në një lojtar të njohur në botën e futbollit . Aktualisht nxënësi i bashkombasit Mauricio Pochettino  është duke vuajtur një dëmtim të pësuar në ndeshjen e kupës  kundër kryesuesve të Lille-s  i cili nuk i krijon  mundësinë e aktivizimit në ndeshjen që Paris St Germain do të luajë sot në fushën e  Strasbourg në orën 17.00 , e vlefshme kjo për javën e 32-të të Ligue 1 .  

 Kjo problematikë i shtohet statistikave që lënë për të dëshiruar në lidhje me këtë sezon sepse  Mauro Icardi ka mundur të aktivizohet vetëm 19 ndeshje me gjigandët e Francës në të cilat ka shënuar 7 gola   dhe ka asistuar  me  6 të tjerë për shokët e tij ,  situatë që do  të marrë përgjigjen e merituar gjatë merkatos së verës . Rikthimi i mundshëm në Scudetto do të perceptohej si një rini e dytë për sulmuesin e lindur në  Rosario sepse njohja në perfeksion e këtij kampionati do t’ia parashtrojë rrugën drejt rikuperimit të versionit më të mirë në fushë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy