
Situata kritike e Napolit po reflektohet me faktin e të qënit jashtë Europës, duke qenë se ka mbetur edhe një javë për tu zhvilluar në kampionat.
‘’ Azurrët ‘’ kanë rrëshkitur shumë shpejt dhe besohet se në merkaton e verës do të largohen disa komponentë të rëndësishëm.
Një ndër to është Victor Osimhen, një ndër sulmuesit më të pretenduar në kontinentin e vjetër.
Për nigerianin po lufton fort Chelsea, për të cilin Aurelio Di Laurentis ka përcaktuar 120-130 milionë euro për ta lënë të lirë.
Duke qenë të ndëgjegjshëm se për ishi-n e Lilles ndoshta pronari Todd Boehly do ti përgjigjet kërkesës së manjatit italian, drejtuesit e bardhekaltërve tanimë e kanë bërë me dije emrin e zëvëndësuesit.
Santiago Gimenez përsëri është bërë pjesë e listës së ‘’ Il Partenopei ‘’, determinant tek Feyenoordi edhe në sezonin e dytë.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, golashënuesi nga Buenos Airesi mund të rezultojë goditja e duhur e drejtuesve, i cili krahasohet me Gonzalo Higuain dhe Edinson Cavani, dy lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën tek fituesit në fuqi të Serisë A.
Ekipi i Francesco Calzonas ka nevojë për përforcime, sidomos në metrat e fundit dhe Santiago Gimenez i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat tek hollandezët, me të cilët numëron 26 gola dhe 6 asiste në 40 sfidat e sezonit aktual.



