
Partizani ka nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës ndaj Laçit, ku do të kërkohet fitorja e radhës, për të ndjekur Egnatian kryesuese.
Lajmi i mirë për trajnerin Orges Shehi, është rikthimi i mesfushorit Adnard Mehmeti. Ky i fundit ka shlyer pezullimin e kartonëve dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.
Megjithatë situata në sulm nuk duket e mirë, pasi Albers Keko është ende në dyshim, ndërsa e sigurt është mungesa e dy sulmuesve të tjerë, Mba dhe Bintsouka.



