Joao Felix, drejt Galatasaray-t

Joao Felix, drejt Galatasaray-t

     Gjatë kësaj periudhe huazimi tek Milani Joao Felix nuk ka mundur të shpalosë potencialin real të tij.

Një fakt i tillë tek një ekip si kuqezinjtë nuk tolerohet dhe me shumë gjasa sulmuesi do të largohet nga ‘’ San Siro ‘’ në fundin e sezonit.

Megjithatë, për ishi-n e Chelseat është shfaqur një dritë në fundin e tunelit dhe drejtuesit e Galatasaray-t ia kanë hapur dyert e ‘’ Ataturkut ‘’.

Ekipi turk mund të jetë destinacioni ideal për rikuperimin e terrenit të humbur edhe pse presioni është shumë i madh sepse është një ndër tre gjigandët e këtij kampionati.

Drejtuesit e tij besojnë fuqimisht se ato të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ mund të pranojnë një huazim ose blerjen e kartonit për ti dhënë mundësinë e fillimit të një tjetër eksperiencë 25 vjeçarit.

Pritet që negociatat të vijojnë, duke qenë se palët e përfshira e konsiderojnë zgjidhjen e duhur për karrierën e Joao Felixit.

Të qënit pjesë e disa ndër ekipeve më cilësore në çdo kampionat ku është aktivizuar sigurisht i jep një lloj avantazhi golashënuesit nga Viseu në lidhje me adaptimin tek një tjetë shumë i rëndësishëm, gjithmonë nëse do të jetë Galatasaray.

Në rradhët e shtatë herë kampionëve të Champions Leagues nxënësi i Sergio Conceiçaos numëron vetëm 1 gol në 11 sfida, të shoqëruara me një lojë e cila ka lënë për të dëshiruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy