
Duke folur për situatën e tre skuadrave, Teutës, Kukësit dhe Laçit, që mbajnë vendet e fundit në renditje, trajneri Nevil Dede, tha se kriza është evidente.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se e çuditshmja te Laçi, është se lojtarët tregojnë të njëjtën formë me trajnerin Vukicevic, si sezonin e kaluar.
Kriza është evidente. Sa shpejt do rikuperohen, kjo është ajo që mbetet për tu parë. Në 6 javë, 5 humbje te Laçi, atëherë kërcet shumë. Krizë është, çfarë të thuash më shumë.
E çuditshme te Laçi është se me të njëjtin trajner, lojtarët kanë të njëjtën formë, si vjet. Mazrekaj nuk ka autoritetin në skuadër, siç ka pasur me trajnerët e tjerë. Më shumë i shkon topi Spahiut. Organizimi i lojës, duhet të jetë Mazrekaj.



