
Me Jordi Alban drejt fundit të karrierës , Barcelona është e detyruar të mendojë për trashëgimtarin e krahut të majtë të mbrojtjes dhe duket se e ka bërë zgjedhjen .
Xavi Hernandez ka preferuar La Ligan dhe i ka hedhur sytë pikërisht tek modestët e Celta Vigos tek të cilët sipas ‘ As ‘ preferon Javi Galan.
27 vjeçari e ka bindur katalanasin sepse mbart të gjithë komponentët që shikon të nevojshëm për mbarëvajtjen e këtij pozicioni dhe ky sezon po e shton më shumë këmbnguljen e ish kampionit të botës sepse ka bërë prezenca të mrekullueshme nën drejtimin e Edouardo Coudet.
Një aspekt shumë i rëndësishëm është se ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk i lejohen sforcimet e tepërta gjatë merkatos dhe do të kërkojnë transferimin e Javi Galan në ‘’ Camp Nou ‘’ me një çmim të arsyeshëm sepse në lojë janë tituj me shumë peshë dhe për Barcelonën është e pafalshme vijimi i distancimit me këtë objektiv.
Kontrata e anësorit mbetet e vlefshme deri në 2026-tën dhe bardhekaltërit i kanë vënë pikat mbi i dhe nuk do të lejojnë largimin e tij nga ‘’ Balaidos ‘’ pa një shifër 15-18 milionë euro.
Barcelona duhet të bëjë një tjetër sakrificë në këtë aspekt për të mos vështirësuar punën e Xavi Hernandez i cili është i fokusuar totalisht tek titujt , për të përsëritur kështu eksperiencën si lojtar që përkufizohet si periudha më e suksesshme në karrierën e spanjollit .
Një tjetër element favorizues është se Javi Galan e ka bindur trainerin argjentinas për ta shëndërruar në një lojtar stabël të 11-shes pavarësisht se Celta Vigo pothuajse gjithmonë është konsideruar një skuadër e dorës së dytë në La Liga dhe Barcelona nuk mendon të ndalet duke marrë shkas nga performanca e deritanishme e cila dikton një ndryshim evident tek spanjollët.



