
Problemet e theksuara të Dani Carvajal po fillojnë ta lodhin Florentino Perezin dhe komponentët më të rëndësishëm të Real Madridit i janë bashkuar idesë për largimin e spanjollit.
Sipas vendases ‘ El Nacional ‘ ‘’ Galaktikët ‘’ duan garanci në krahun e djathtë dhe 30 vjeçari nuk i ka bërë siç duhet detyrat që i ka përcaktuar Carlo Ancelotti dhe i është dhënë drita jeshile rikthimit të Alvaro Odriozolës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, lojtar që mbron ngjyrat e Fiorentinës në cilësinë e të huazuarit ose një transferimi të mundshëm të yllit të Sportingut të Lisbonës Pedro Porro, prej kohësh në radarët e kryeqytetasve .
Duke qenë se ka rezultuar një repart shumë delikat , llogaritë po bëhen me përpikmëri për të evituar ndonjë pendesë të mundshme dhe listës i janë shtuar edhe emrat e Max Aarons që militon tek Norwich City dhe Diogo Dalot i Manchester United.
Për Carlo Ancelottin konsiderohet i domosdoshëm përfundimi i kësaj historie sepse një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ nuk mund të presë shumë për ringjitjen në majë , objektiv që mund të arrihet shumë shpejt nëse do të veprohet siç duhet gjatë merkatos .



