Chelsea, gati superoferta për Samu Omorodion

Chelsea, gati superoferta për Samu Omorodion

 Niveli i shkëlqyer i Samu Omorodion me Porton nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e disa ekipeve me emër.

Spanjolli ka bërë hapa premtues në lidhje me të ardhmen, i cili po zhvillon sezonin e dytë me portugezët.

 Statistikat flasin vetë, konkretisht 5 gola në 7 sfida dhe sipas disa mediave britanike dhe portugeze pronari i Chelseat Todd Boehly ka përgatitur çekun mbi 100 milionë euro për bishën e lindur në Melilla. 

21 vjeçari është grumbulluar edhe nga traineri i ‘’ La Furia Rojas ‘’ Luis de la Fuente, i cili ka demostruar se mund të jetë i frikshëm në çdo moment që kap topin. 

Sigurisht krerët e Portos janë të ndërgjegjshëm se Samu Omorodion është një ndër më cilësorët në kontinentin e vjetër dhe do ta kenë shumë të vështirë të sigurojnë qëndrimin në ‘’ Dragao ‘’. 

Me vetëm 20 vite mbi supe ylli i kampionëve në fuqi të Europës vijon të bëjë diferencën me gjigandët e Portugalisë dhe pritet një ofensivë nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ gjatë merkatos së verës. 

S’do të jetë aspak e lehtë sepse garës pritet ti bashkangjiten të tjerë pretendentë dhe nëse do të jetë kështu, do të rezultonte edhe më emocionuese. 

Plani i miliarderit amerikan është ti shëndërrojë kryeqytetasit në ekipin e dikurshëm, i cili bënte ligjin në çdo kompeticion. 

Premier League vijon të jetë një destinacion atraktiv për çdo lojtar dhe nëse i referohemi Samu Omorodion arrihet në konkluzionin se s’do të kishte asnjë problem për tu adaptuar, pasi në këtë ligë luhet një futboll shumë i shpejtë dhe fizik. 

Mundësia e një transferimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është reale por do të varet edhe nga reagimi i drejtuesve të bardhebluve, për të cilët mbetet një referent në metrat e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy