
Si në çdo merkato tjetër edhe në atë vijuesen Manchester United do të jetë një ndër protagonistët.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë një potencial ekonomik shumë të madh dhe gjithmonë kanë bërë diferencën në këtë aspekt.
Por në atë sportiv prapakohët janë evidente dhe gjatë janarit do të bëhen përpjekjet maksimale që gjërat të ndryshojnë.
Rafael Leao është objektivi i trainerit Ruben Amorim, vlera e të cilit në merkato tashmë i arrin 100 milionë eurot.
Portugezi që pas mbërritjes në 2019-tën në ‘’ San Siro ‘’ ka ditur të jetë një referent në ofensivën e ‘’ Djallit ‘’ por me kalimin e kohës shumë ekipe janë interesuar për shërbimet e tij.
Statistikat flasin vetë, konkretisht 4 gola në 5 sfida në sezonin aktual dhe interesi i britanikëve tashmë është publikuar nga disa media të rëndësishme.
Ndërkohë, për t’ia arritur qëllimit nga 20 herë kampionët e Premier Leagues duhet domodoshmërisht të largohen disa lojtarë dhe kështu të ruajnë stabilitetin në aspektin ekonomik për më tej.
Barriera e parë është vlera e lartë e kartonit të 26 vjeçarit dhe kontrata e nënshkruar me ‘’ Djallin ‘’.
Së dyti golashënuesit i duhet patjetër të jetë në nivelin optimal nëse do të fillojë një eksperiencë në Angli, një ndër kampionatet më cilësorë të Europës.
Dhe së treti, interesi i Manchester United duhet të pasohet nga një analizë e detajuar nga Rafael Leao, i cili preferohet edhe nga Manchester City, duke qenë se Khaldoon Al Mubarak ka menduar një ofertë prej 100 milionë eurosh për ishi-n e Lilles.



