
Erling Haaland është një nga lojtarët që premton për të ardhmen dhe për këtë arsye të shumta janë skuadrat që e duan. Norvegjezi luan te Borussia Dortmund, por nga sezoni i ardhshëm mund ta shikojmë me fanellën e Real Madrid.
Ka qenë vetë futbollisti i cili ka vendosur të kalojë pushimet në Spanjë, aty ku është pyetur për të ardhmen nga tifozët.
Haaland ka tërhqeur vëmendjen e të gjithëve, pasi tifozëve pas pyetjes për sezonin e ardhshëm, i është drejtuar me fjalët: "Do të luaj këtu në Spanjë".
Kaq ka mjaftuar që në media të thuhet se lojtari do të luajë te Real Madrid sezonin tjetër.



