Fitorja ndaj Dinamo City, Gvozdenovic: Nuk mund të flas për objektivat, s’dua eufori

Fitorja ndaj Dinamo City, Gvozdenovic: Nuk mund të flas për objektivat, s’dua eufori

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, u shfaq i lumtur pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Dinamos.

Për MCN TV, Gvozdenovic deklaroi se skuadra kishte besim se do bënte mire, ndërsa tha se është i lumtur për lojën dhe për pikët.

Gvozdenovic u shpreh se është ende shumë herët për të folur për objektivat e skuadrës në sezonin e ri.

Kishim besim se do bënim mirë. Nuk ishim të sigurt që do fitonim dy ndeshje, por ky është futbolli. Kanë kaluar dy javë dhe jemi të lumtur edhe me lojën edhe me pikët.

Kemi zhvilluar vetëm dy javë. Nuk dua eufori. Kampionati shqiptar është shumë i vështirë. Jemi vetëm në fillim dhe do i marrim javët me radhë.

Nuk mund të flas akoma për objektivat. Kanë kaluar vetëm dy javë dhe të shikojmë. Në Korçë sot fitoi futbolli. Bravo tifozëve, sepse ishte ambient shumë i mirë. Ndoshta është shumë shpejt të flas për objektivat.

Kur pashë pjesën e parë në Vllaznia dhe Erzeni, shijakasit bënë lojë të mirë. Nga këto dy javë, kemi treguar se mund të luftojmë me të gjitha. Nuk mund të bëj krahasime me ekipet e tjera.

Ishim mirë në këto dy javë, por kemi pasur edhe fat. Në disa raste, na ka rrezikuar kundërshtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy