
Listës së lojtarëve të Atletico Madridit për ti transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano “ në përfundimin e sezonit i është shtuar Rodrigo De Paul . Argjentinasi prej sezonesh është shëndërruar në një referent tek Udinese dhe dalëngadalë e ka rritur nivelin në fushë. Prezantimet dinjitoze me bardhezinjtë i kanë dhënë mundësinë mesfushorit të talentuar të grumbullohet nga Lionel Scaloni dhe ka përfaqësuar me shumë profesionalizëm kombëtaren e Argjentinës. Në këtë aspekt ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të kenë një punë të vështirë përpara sepse 26 vjeçari pretendohet edhe nga Interi. Me friulanët Rodrigo De Paul ka arritur të bëhet pjesë e më të mirëve të Serisë A pavarësisht se në aspektin kolektiv Udinese konsiderohet një skuadër e dorës se dytë që lufton ashpër në mesin e tabelës .
Por për realizimin me sukses të një operacioni të tillë kryeqytetasit kanë menduar të përdorin si monedhë shkëmbimi Joao Felix i cili nuk i ka përmbushur ashtu siç duhet urdhërat e Cholo Simeones por pretendohet me ngulm nga gjigandët e Europës. Në plan të parë kërkesa e argjentinasit vlerësohet si shumë interesante sepse një largim i mundshëm nga ‘’ Friuli Arena ‘’ do ti krijonte shanset mesushorit të lindur në Sarandi për të fituar tituj .
8 golat e shënuar dhe 7 asistet e dhëna në 32 ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit aktual nën urdhërat e Luca Gotti-t mbeten një faktor determinant dhe nuk e evitojnë ndërrimin e ambjentit nga Rodrigo De Paul gjatë verës .



