
Në fazën e dytë të sezonit të kaluar Dani Ceballos rezultoi një ndër pikat referuese të Real Madridit në mesfushë .
Spanjolli e ka shpërblyer besimin e Carlo Ancelottit duke i treguar se italiani duhet ta ketë pjesë të ‘’ Galaktikëve ‘’ në vijimësi .
Drejtuesit e kryeqytetasve tashmë kanë nisur punën në funksion të rinovimit me 26 vjeçarin duke marrë shkas edhe nga premtimi i ishi-t të Milanit i cili lidhet me aktivizimin e Dani Ceballos të cilin tanimë e konsiderojnë si zëvëndësuesin e Luka Modric.
Në muajt vijues ishi i Real Betisit e ka vetë në dorë vendimin për të ardhmen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe rrjedha e ngjarjeve sigurisht e favorizon për të qëndruar tek ‘’ Los Blancos ‘’ .
Në verën e 2017-tës gjigandët e Primera Division dhe Europës investuan 30 milionë euro për Dani Ceballos dhe që nga ajo kohë nuk ka patur mundësitë e mjaftueshme për të shpalosur potencialin në mesfushë por gjithsesi cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe është afër një suksesi në karrierë .



