
Interesi për Frenkie de Jong sa vjen edhe po shtohet.
Pas Manchester United edhe Juventusi ka hyrë në garë për shërbimet e hollandezit i cili prej shtatë sezonesh përfaqëson Barcelonën.
29 vjeçari është produkt i akademisë së Ajax Amsterdamit, ndër më të famshmet në kontinentin e vjetër.
Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ kanë nisur ofensivën për Frenkie de Jong të cilin sipas ‘TuttoJuve ‘ dhe ‘ TuttoMercatoWeb ‘ e vlerësojnë maksimalisht.
Eshtë menduar një huazim me opsionin e blerjes së kartonit për afro 35 milionë euro, shifër e cila është e përballueshme por duke mos anashkaluar pretendimin e Joan Laportas i cili i tejkalon 65 milionë eurot.
Luciano Spalletti kërkon të përfitojë nga fakti se lojtari në fjalë e ka humbur protagonizmin tek ‘’ Los Cules ‘’ dhe i ofron vendin e titullarit në 11-she.
Sigurisht ishi i Romës është i kënaqur nga performancat si me ‘’ Blaugranët ‘’ ashtu edhe me kombëtaren e ‘’ Tulipanëve ‘’ dhe shpreson që të transferohet në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për ta patur në dispozicion për fazën më vendimtare të sezonit.



