Tre kandidatë për Keylor Navas

Tre kandidatë për Keylor Navas

 Rivaliteti i ashpër me Gianluigi Donnarumman e ka stërlodhur portierin Keylor Navas i cili po mendon seriozisht të lërë ‘’ Parque de Princen ‘’ në merkaton e verës për arsye se synon ti zhvillojë si titullar vitet e mbetura poshtë tre shtyllave.

Italiani konsiderohet një ndër portierët më të mirë në qarkullim dhe përpara këtij fakti 35 vjeçari është  dorëzuar dhe po mendon vetëm për të ardhmen sepse pretendohet nga kandidatë potencialë që mund t’ia rikthejnë buzëqeshjen.

Juventusi po kërkon me ngulm një zëvëndësues për Szczesny-n  dhe Keylor Navas mbetet një opsion shumë i mirë për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e cila kërkon të lërë pas episodet e të kaluarës që i kanë shkaktuar vetëm shqetësime .

As Newcastle nuk mendon të dorëzohet  për numrin një të kombëtares ‘’ Trikolor “ i cili gjatë Botërorit të 2014-tës impresionoi Real Madridin , ekip që vendosi ta transferojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku shfaqi vlerat për 5 sezone dhe pas investimit në merkaton e dimrit dhe shpëtimit nga rënia në Championship, bardhezinjtë do ta fillojnë sezonin e ri si kandidatë potencialë për të ndryshuar historinë në Premier League dhe ecuria e deritanishme jep për të kuptuar se e ardhmja do të jetë tejet favorizuese në ‘’ St James Park ‘’.

Eksperienca në Spanjë sigurisht nuk ka kaluar lehtë sepse edhe Sevilla po e monitoron me kujdes  ishi-n e Deportivo Saprissas pasi në ‘’ Ramon Sanchez Pizjuan ‘’ vijojnë dyshimet për qëndrimin e Bonos dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duan të shtojnë cilësinë me një element tejet të pëlqyer  , sidomos në vitet e fundit.

Një rikthim në La Liga pas etapës tek Levante dhe tek  ‘’  Galaktikët ‘’ do të ishte një përballje me të kaluarën , e cila e shëndërroi ndër portierët më të mirë të botës dhe një krenari për kombëtaren amerikano-qëndrore që do të mbahet mend gjatë për Botërorin e Brazilit sepse arriti deri në çerekfinale kundër çdo parashikimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy