Serie A nis me polemika, Sarri: Kalendari nuk është rastësi, skandal që kampionati fillon me merkaton e hapur

Serie A nis me polemika, Sarri: Kalendari nuk është rastësi, skandal që kampionati fillon me merkaton e hapur

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, e ka nisur me polemika sezonin e ri të Serie A në Itali. Tekniku i të kaltërve, e quajti skandaloze, që kampionati të fillojë, ndërkohë që merkato është ende e hapur.

Është një skandal i vërtetë që kampionati nis kur merkato e futbollistëve është ende e hapur. Ashtu si edhe në janar, unë sërish jam i tërbuar me këtë ngjarje. Si mund të luajmë me lojtarë të cilët ende janë në merkato dhe mendojnë transferimin në një tjetër klub?! Plus që këtë merkato kam lexuar edhe shumë idiotësira të cilat lidhen me mua.

Gjithashtu ai shfaqi pakënaqësi edhe për kalendarin, duke thënë se nuk është rastësi që skuadra e tij, në katër ndeshjet e para, do të luajë tre herë në transfertë.

Do të na duhen më shumë energjitë mentale se sa ato fizike. Nëse shohim kalendarin më duket e pamundur që të luajmë tre transferta nga katër ndeshjet e para. Akoma më keq nëse shohim se pas Leçes na presin transfertat me Napolin, Juventus dhe Milan. Unë mendoj se kjo nuk është një rastësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy