
Barcelona do të këtë vështirësi në garën për Robert Lewandowskin sepse ashtu siç pritej në orët e fundit një tjetër kandidat është hedhur në sulm.
Eshtë Borussia Dortmundi që nuk e ka harruar asnjëherë polakun i cili e lartësoi emrin e gjermanëve duke arritur deri në finalen e madhe e Champions Leagues në të kaluarën, në të cilën fatkeqësisht u mposhtën nga Bayern Munchen .
33 vjeçari do të konsiderohet gjithmonë një idhull tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’ të cilët sipas ‘ Sport 1 ‘ mendojnë ti prishin punë katalanasve dhe ta rikthejnë bishën e sulmit pasi për të zëvëndësuar Erling Haaland duhet patjetër një bomber dhe kush më mirë se lojtari nga Varshava mund ta mbushë këtë boshllëk.
Nëse i rikthejmë sytë nga e kaluara , Borussia Dortmundi ishte një pretendent për fitimin e çdo evenimenti sepse përbëhej nga yje në fushë dhe një mjeshtër në pankinë si Jurgen Klopp , aftësitë e të cilit u zbuluan pikërisht gjatë eksperiencës tek kjo skuadër.
Vitet në Dortmund u shoqëruan nga shumë suksese sidomos në aspektin individual, me 103 gola në 187 sfida pa harruar 42 asistet e dhëna .
Vendimi i Bayernit për ta transferuar në ‘’ Allianz Arena ‘’ sigurisht rezultoi një ndër më të mirët në historinë e bavarezëve tek të cilët konsiderohet një rekordmen i pashoqë me 341 gola në 371 sfida dhe tanimë mbetet një enigmë se ku do të vendosë për vijimin e karrierës gjigandi i sulmit.
Interesi i Borussia Dortmundit sigurisht mund ti prodhojë një kënaqësi të veçantë dhe plani i drejtuesve është rikthimi në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ në momentin kur do ta përfundojë kontratën me rekordmenët e Bundesligës por s’duhet mënjanuar as Barcelona që po insiston për ta transferuar në Katalunjë.
Pretendentët sigurisht parashikohen se do të vine në rritje sepse bëhet fjalë për një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim i cili me eksperiencën mbi supe dhe nuhatjen për golin ndëshkon lehtësisht çdo rival duke i treguar se vitet mbi supe janë vetëm një numër dhe diferencën e bën pasioni i jashtëzakonshëm për sportin më të ndjekur në planet.



