“Kukësi” dhe “Tirana” ruajnë distancën

“Kukësi” dhe “Tirana” ruajnë distancën

Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë Superiore në futboll. Kështu Kukësi vijon të ruajë kryesimin, pas fitores 3-1 ndaj Laçit, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë fitores së Tiranës një ditë më parë në transfertën e Korçës. Në këtë mënyrë diferenca mes këtyre dy skuadrave mbetet 1 pikë. Ngjitet në vend të tretë Partizani, pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. 

Të kuqtë, përfituan edhe nga hapi fals i Teutës që u ndal në barazim 1-1 me Gjirokastër.

 Durrsakët tashmë ndodhen në kuotë të barabartë pikësh me Bylisin,që barazoi 1-1 në Korçë me Skënderbeun në një ndeshje me polemika. Së bashku me  Laçin, këto skuadra luftojnë për një vend në zonën e europës.

Luftëtari dhe Flamurtari që mbyllin klasifikimin përkatësisht me 13 dhe 6 pikë do të ndeshen javën e ardhshme në Gjirokastër.

Vëmendja do të jetë në Ballsh, aty ku mallakastriotët do të presin Kukësin.

Por edhe Tirana ka një sfidë të vështirë me Skënderbeun, ndërsa Partizani do të udhëtojë në Laç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy