
Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas, është deklaruar si homoseksual përmes një postimi në Twitter.
Spanjolli, i cili bëri 725 paraqitje për “Los Blancos”, përmes një deklarate të shkurtër dhe të papritur bën me dije:
Shpresoj që të më respektoni. Jam gay”.
Lajmi vjen menjëherë pasi ai u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero, pas afro 5 vitesh martesë.
Menjëherë pas postimit të Casillas në Twitter, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares Carles Puyol reagoi në mbështetje të porterit. Ish-kapiteni i Barcelonës shkruan:
“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, shoqëruar me një emoji me zemër dhe puthje.



