Thiago Silva njofton largimin nga Chelsea

Thiago Silva njofton largimin nga Chelsea

Thiago Silva, do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit aktual.

Kjo u bë e ditur nga vetë mbrojtësi brazilian. Teksa njoftoi largimin nga londinezët, Thiago Silva, u shfaq i përlotur, ndërsa tha se dashuria për klubin është e papërshkrueshme.

Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit dhe përfundova duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite. Fëmijët e mi të luajë për Chelsea-n, është një krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin.

Në katër vitet e mia këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë e lë ende derën hapur, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në gjendje të kthehem, qoftë edhe në një rol tjetër, dashuria që ndiej është e papërshkrueshme.

Përshëndetjet janë për ata që largohen dhe nuk kthehen, por unë kam ndërmend ta rikthehem një ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy