Tahiri: Reja të kishte aktivizuar të rinjtë, na duhen për të ardhmen

Tahiri: Reja të kishte aktivizuar të rinjtë, na duhen për të ardhmen

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Reja duhet të kishte aktivizuar të rinjtë, për t’i pasur gati për të ardhmen. 

Tahiri deklaroi se duhet të rrisim lojtarët dhe të jenë gati për ndeshjet eliminatore. 

Duhet t’i jepet më shumë minuta lojtarëve të rinj. Të kishte futur lojtarë të tjerë, pavarësisht se ishte Italia, ne duhet të rrisim lojtarët, që t’i kemi gati për eliminatoret. Skuka sa u fut krijoi goxha. Hakaj do bënte mirë në të majtë se nuk kemi mbrojtës të majtë.

Reja të kishte futur lojtarë të rinj, po humbnim 1-3, do humbnim 1-4, por do kishin mundësinë lojtarët e rinj për të ardhmen. 

Duhet të fillojë të bëjë ndryshime. Janë lojtarë nga formacioni i sotëm, që nuk na bëjnë punë për vitin tjetër, për shkak të moshës. Asllani duhet të futet dhe të mos dalë më nga 11-shja. 

Portieri mund të jetë i ri. Duhet t’i japim hapësira. Një trajner tjetëe mund të luajë me skemë tjetër. Mundësitë janë për lojtarët e rinj që të rriten tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy