
Trajneri Luciano Spalletti, ka konfirmuar largimin nga drejtimi i Napolit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, tekniku italian deklaroi se ka nevojë për pak pushim, pasi për momentin nuk është në gjendje t’i japë Napolit energjinë që meriton.
Ndonjëherë edhe pse dashuria është e madhe, të duhet të largohesh. Për momentin nuk jam në gjendje t’i jap Napolit të gjithë energjinë që meriton, kam nevojë për pak pushim.
Ndjehem i lodhur dhe kam nevojë për t’u shkëputur pak kohë. Ndoshta një vit. Nuk kam për të trajnuar Napolin dhe asnjë skuadër tjetër.
Spalletti i riktheu titullin kampion Napolit, pas plot 33 viteve pritje, me një kampionat të dominuar nga fillimi deri në fund.



