
Sezoni i vështirë që është duke përjetuar Juventusi e ka vënë në qendër të dyshimeve të ardhmen e Alvaro Moratas . Eleminimi nga Champions League dhe gjithashtu humbja e protagonizmit në Serinë A nuk i ka krijuar bindjen drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për të besuar tek aftësitë e elementëve kyç për të ardhmen.
Revolucioni i ndërmarrë nga kampionët në fuqi të Italisë i ka vënë gishtin lojarëve si : Rabiot , Ramsey , Cristiano Ronaldo dhe Dybala pa lënë në harresë as spanjollin duke krijuar një kolaps brenda kampit bardhezi fakt që padyshim i shton akoma më tepër dyshimet drejt suksesit. Megjithatë 28 vjeçari akoma nuk ka arritur të bindë dhe sipas portalit Italian ‘’ Tuttosport ‘’ drejtuesit e torinezëve janë të gatshëm të presin deri në fundin e sezonit , periudhë në të cilën do të marrin vendimin e blerjes ose jo të spanjollit për të siguruar një herë e mirë qëndrimin e tij në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Gjithçka parashikohet se do të vendoset nga përmbushja e pritshmërive nga nxënësi i Andrea Pirlos në ndeshjet e mbetura të sezonit sepse në të kundërt do të detyrohej të bënte gati valixhet për tu rikthyer tek Atletico , skuadër me të cilën përfundon kontratën në vitin 2023. Aktualisht juventinët kanë në dorë 3 opsione në lidhje me çështjen në fjalë .
I pari do të ishte largimi i madrilenit nga 36 herë kampionët e Scudettos . Së dyti huazimi edhe për një vit për ti parashtruar rrugën blerjes përfundimtare të kartonit të tij ose derdhja e 45 milionë eurove në arkat e ‘’ Los Colchoneros ‘’ për ta mbyllur këtë kapitull. Nuk duhet lënë pa theksuar se Italia gjithmonë ka rezultuar një preferencë për Alvaro Moratan , por gjithçka pritet të vendoset në muajt e mbetur të sezonit . 16 golat dhe 8 asistet në 34 ndeshjet e sezonit aktual kanë krijuar një lloj ngërçi në progresin e Alvaro Moratas , i cili me shumë gjasa do ti përkasë të kaluarës në ndeshjet vijuese të Juventusit .



