Lindur dhe rritur në Zvicër, Bajrami: Zgjodha Kombëtaren kuqezi sepse jam shqiptar

Lindur dhe rritur në Zvicër, Bajrami: Zgjodha Kombëtaren kuqezi sepse jam shqiptar

Adrian Bajrami ishte një  nga risitë në Kombëtare, për dy ndeshjet miqësore, ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Mbrojtësi foli ditën e sotme në konferencë për shtyp, ku u shfaq shumë i lumtur që do të luajë për Shqipërinë.

Ai u shpreh se pavarësisht se ka lindur dhe rritur në Zvicër, zgjodhi Kombëtaren kuqezi, sepse është shqiptar.

Normalisht që jam shumë, shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja. Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj katër vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar.

Të gjithë këtu janë shumë të mirë, janë si idhuj për mua. Mund të mësoj shumë prej tyre dhe shpresoj të mësoj.

Ishte shumë mirë dita e parë për mua. Mendova se do të ishte më e vështirë, por në fakt nuk ishte. Janë disa lojtarë që luajnë në Zvicër, apo Berat Gjimshiti që flet gjermanisht edhe ai. Ata më afruan më shumë me skuadrën. Kishim stërvitje dhe kaloi shumë mirë. Shpresoj të ambientohem edhe më mirë.

Ndonëse ende nuk ka marrë pasaportën shqiptare, ai ndihet gati për të zbritur në fushë. Bajarmi tha se është i fokusuar vetëm te Benfika, por shtoi se mund të kalojë edhe në Serie A në të ardhmen.

Shpresoj të marr pasaportën, unë jam gati dhe në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benfikën, jam kapiten i ekipit aty. Unë jam gati.

Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfika. Kam mësuar shumë atje, jam rritur si person dhe futbollist atje. Me kalimin e kohës do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Unë në Serie A? Mund të ndodhë, por për momentin jam i fokusuar te Benfika dhe te karriera që kam aty. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë.

Shpresojmë që të vijnë të gjithë, të na mbështesin. Ne do të japim maksimumin për fanellën kuqezi. Jemi shqiptarë dhe do të luftojmë brenda fushës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy