Skënderbeu ka bërë një afrim të rëndësishëm në merkato, teksa ka transferuar mbrojtësin Dramane Konate.
Ky i fundit vjen në huazim nga klubi i Serie A, Hellas Verona që e bleu ditën e djeshme nga klubi tjetër italian Paganese.
Gjatë gjithë karrierës së tij, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur në Itali, me skuadra si Empoli, Ancona, Pro Vercelli, Gubbio, Casertana dhe së fundmi Paganese.
Konate është aktivizuar në 135 ndeshje në Serie C, 30 ndeshje në Serie B, gjithashtu është aktivizuar edhe në 4 ndeshje në Kupën e Italisë.



