
Andreas Christensen ka vendosur të largohet nga Chelsea, skuadër me të cilën luan nga 2012.
Lajmin për t’u larguar, e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili në një letër drejtuar tifozëve, shkruan se është koha për një fillim të ri.
Mbrojtësi do të vazhdojë karrierën te skuadra e Barcelonës, me të cilët ka arritur marrëveshjen prej kohësh.
Më është dashur të marr një vendim të vështirë në moshën 16 vjeçare për t’u larguar nga Danimarka. Gjithmonë kishte vetëm një zgjedhje për mua, që ishte Chelsea.
Që nga momenti që erdha këtu më bëtë të ndihesha si në shtëpinë time, u jam mirënjohës Jim Fraser dhe Neil Bath, të cilët më përqafuan menjëherë si pjesë e familjes së tyre.
Vitin e kaluar arrita rezultatin më të rëndësishëm si lojtar dhe si ekip, kur ngritëm trofeun e Champions League në Porto. Kur mbërrita, isha një fëmijë me të gjithë shpresën dhe frikën e një lojtari në fillim të karrierës së tij, i jam mirënjohës klubit që realizoi ëndrrën time.
Pasi kalova dhjetë vite fantastike në këtë klub, ndjeva se ishte koha e duhur për një fillim të ri për mua dhe familjen time. Mendërisht, muajt e fundit kanë qenë të vështirë, sepse nuk ishte një vendim i lehtë për t’u larguar nga ky klub dhe këta tifozë.
Nuk jam shumë elokuent me fjalët, kështu që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht vlerën e Chelsea dhe tifozëve për mua. Do të më mungojnë lojtarët, stafi teknik, të gjithë. Urimet më të mira për klubin dhe tifozët



