Real Madridi negocion për Endrick

Real Madridi negocion për Endrick

Pavarësisht se koha kalon shumë shpejt , Real Madridi rikthehet shpeshherë tek dëshirat e vjetra  pasi siç dihet kokfortësia e drejtuesve nuk ka limit dhe kërkojnë gjithmonë përmirësimin.

Endrick Felipe i Palmeirasit , për të cilin do të zhvillohet një sfidë gjigandësh ndërmjet klubeve të elites, nuk ka të ndalur me shkëlqimin në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie siç është Brasileirao dhe sipas Fabrizio Romanos , ‘’ Galaktikët ‘’ kanë pranuar të paguajnë 60 milionë euro për një ndër talentët e të ardhmes.

Parashikohet se Endrick Felipe mund të mbërrijë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në verën e 2024-tës , atëherë kur do të ketë mbushur 18 vite dhe veshja e bluzës së spanjollëve  do të jetë një ndër hapat më të suksesshëm të karrierës .

Ashtu siç është theksuar edhe më përpara , ky akord mund të nënkuptojë një lloj rreziku apo pendesë në të ardhmen tek drejtuesit për arsye se akoma nuk dihet se a do të përshtatet në një futboll kaq kompetitiv siç është ai në kontinentin e vjetër , për më tepër tek ‘’ Los Blancos ‘’ , aty ku kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat dhe duhet të japësh gjithmonë maksimumin për të fituar një vend titullari.

Megjithatë , bëhet fjalë për një lojtar të rrallë dhe vendosmëria e Florentino Perezit në të shumtat e rasteve ka rezultuar e qëlluar në shenjë , president i cili ka dhënë gjithçka për ekipin e zemrës dhe e ka shëndërruar në një ndër më të suksesshmit në sportin më të ndjekur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy