Dybala një hap larg rinovimit

Dybala një hap larg rinovimit

Pavarësisht se emri i tij u lidh ngushtë me shumë klube të njohur duket se dashuria ndërmjet Juventusit dhe Paulo Dybalas do të vijojë edhe për shumë vite të tjera . 

Argjentiasi do të vërë firmën në kontratën e re në javët vijuese , lajm tepër shpresëdhënës për ofensivën bardhezi  . Rikthimi i Massimiliano Allegrit patjetër që ka patur influencë në vendimin e 27 vjeçarit i cili do të qëndrojë në  ‘’ Allianz Stadium “  deri në 30 qershorin e 2026- tës  .

Për më tepër kjo kontratë do të shoqërohet me një rritje të konsiderueshme rroge të cilën sulmuesi nga Kordoba e meriton sepse në 7 sezone me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e ka dëshmuar rëndësinë brenda grupit .

Ky vendim ndoshta ka marrë më tepër forcë me largimin e Cristiano Ronaldos i cili u rikthye përsëri tek  Manchester United dhe rruga e Paulo Dybalas për të spikatur është krejtësisht e lirë .

Ky  sukses do ti japë mundësinë juventinëve për të vijuar me  projektin që do të ketë si kryefjalë suksesin  por me plotësimin e një ëndërre të hershme  , fitimin e Champions Leagues .

Me Massimiliano Allegrin italianët do të jenë një rrezik konstant për çdo kundërshtar sidomos në Serinë A , kampionat në të cilin kanë eksperiencën e duhur për të ulur menjëherë Interin  nga froni  . 

Ishi i Palermos e ka filluar sezonin me  3 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje , por rinovimi do ti japë më tepër besim për të shkëlqyer në vijimësi .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy