
Siç dihet prej shumë vitesh Real Madridi është kandidati më potencial për të firmosur me sulmuesin e mrekullueshëm Kylian Mbappe. Duke qenë se francezi është pjesë e një skuadre që po bën çmos për të fituar Champions Leaguen , mendohet se rezistenca e Paris St Germain për ta mbajtur në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të jetë e pashtershme sepse kemi të bëjmë me një futbollist të rrallë .
Megjithatë ‘’ Les Pariziens ‘’ orët e fundit kanë menduar ti dëmtojnë spanjollët sepse do të tentojnë ti ‘’ vjedhin ‘’ Vinicius Junior me anë të një superoferte .
Sipas ‘ ABC , Nasser Al Khelaifi ka përgatitur çekun prej 17 milionë eurosh në sezon për 21 vjeçarin dhe një kontratë 6 vjeçare . Aktualisht synimi i asit të ‘’ Seleçaos ‘’ është qëndrimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , aty ku përfiton 3.5 milionë euro në sezon , shifër që mund të shënojë një rritje të konsiderueshme deri në më shumë se 10 milionë euro nëse do të arrihet rinovimi me ‘’ Los Merengues ‘’.
Por gjithashtu s’përjashtohet fakti se një transferim i mundshëm i Kylian Mbappes në Madrid mund ti hapte derën francezëve për të tentuar firmosjen me ishi-n e Flamengos , shkëmbim që ndoshta do të konceptohej si një ndër më interesantët e merkatos sepse janë dy lojtarë për të cilët komentet janë të tepërta .
Siç njhet botërisht për këmbnguljen deri në arritjen e suksesit , Florentino Perez vijon të mendojë gjithmonë për Kylian Mbappen i cili do ti shërbente shumë këtij Real Madridi sepse që nga largimi i Cristiano Ronaldos ka mbetur në prapvijë në lidhje me fitimin e trofeve dhe manjati spanjoll kërkon ta mbushë boshllëkun me mbërritjen e një tjetër ylli botëror i cili për më tepër është kampioni i botës në fuqi me Francën .
Vinicius Junior është shëndërruar në referent absolut në sulmin e Real Madridin duke e justifikuar besimin e Carlo Ancelottit me 10 gola dhe 5 asiste në 18 sfida , fakt që me siguri do ta shtojë këmbnguljen e Paris St Germain gjatë merkatos .



