Dy gola për dy minuta, Interi triumfon ndaj PSG-së me përmbysje

Dy gola për dy minuta, Interi triumfon ndaj PSG-së me përmbysje

Interi triumfoi 2-1 ndaj PSG-së, në miqësoren e zhvilluar në Japoni. Një paraqitje pozitive e zikaltërve, që duket se janë në formë para nisjes së kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, ishin francezët që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 63-të, Vitinha, shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer në asist të marrë nga Soler, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 77-të, trajneri Inzaghi bën ndryshime në formacion, teksa hedh në fushë Bisseck, Esposito dhe Sensi. Ishin pikërisht këta të fundit, që përmbysën rezultatin, me dy gola në dy minuta, saktësisht në minutat 81 dhe 83. Kjo është ndeshja e tretë radhazi për PSG, që nuk merr fitore në miqësore, ndërsa për Interin është fitorja e parë në Japoni, pas barazimit me Al Nassr pak ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy