Propozimi i Juventus për Cuadradon

Propozimi i Juventus për Cuadradon

   Pavarësisht merkatos që është shumë e rëndësishme, Juventusi është ndalur edhe në rinovimin me pesha të rënda të 11-shes së Massimiliano Allegrit për të patur një panoramë më të qartë drejt të ardhmes.

Eshtë Juan Cuadrado për të cilin ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mendon se ka ende për të dhënë dhe sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ drejtuesit e saj i kanë ofruar qëndrimin edhe për dy sezone në ‘’ Allianz Stadium ‘’ kundrejt uljes së pretendimeve . 

Momentalisht rroga e 33 vjeçarit arrin 5 milionët në sezon por italianët kërkojnë reduktimin deri në 3.5 milionë , ofertë që llogjikisht mund të pranohet pa problem nga kolumbiani duke qenë se është drejt fundit në këtë sport dhe bashkjetesa tek torinezët vijon të jetë e shkëlqyer . 

Javët e fundit drejtuesit e Juventusit e kanë vënë në praktikë këtë formulë për arsye të problemeve të theksuara ekonomike , e cila ka përfshirë edhe Paulo Dybalan që konsiderohet një ndër më të mirët e Massimiliano Allegrit , trainer që është përpara një sfide shumë të vështirë në karrierë e cila ka si qëllim rikthimin e Juventusit aty ku e meriton , objektiv prej të cilit është distancuar , sidomos në dy sezonet e fundit.

Në një moshë të tillë, për  mesfushorin e ‘’ Los Cafeteros ‘’ nuk priten shumë ndryshime dhe parashikohet se mund të jetë një moment me anë të cilit mund të shprehë respektin ndaj këtij klubi që i ka dhënë shumë gjatë 7 viteve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy