
Europiani është duke shërbyer si trampolinë për të ardhmen e shumë lojtarëve të njohur . Një ndër ta është edhe Sergio Busquets i cili është drejt largimit nga Barcelona . Përballë problemeve të shumta ekonomike katalanasit janë pothuajse të dorëzuar dhe duhet të aplikojnë largimin e disa elementëve të rëndësishëm nga ‘’ Camp Nou ‘’ për të krijuar një lloj stabiliteti ekonomik . Në rastin e kundërt ‘’ Los Cules ‘’ do të detyroheshin ti përgjysmonin pagën 32 vjeçarit me objektivin mbajtjes së organikës sepse siç dihet spanjolli tashmë është një pjesë e pandashme e kuq e bluve që kanë shënuar rënie në sezonet e fundit .
Për një lojtar të tillë nuk kishin si të mos ekzistonin ofertat dhe sipas As më konkretet janë ato nga Amerika , destinacion që përgjithësisht i ofrohet lojtarëve që janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë.
Për ti paraprirë largimit presidenti Joan Laporta ka ndërmarrë aksionet përkatëse duke i ofruar një kontratë deri në 2025-sën kundrejt një page prej 7.5 milionë eurosh në sezon .
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar shumë problematika në arkat e klubeve me emër por spanjollëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin reagimin e Sergio Busquets sepse në të kundërt do të humbnin një pilar të mesfushës që ka dhënë një kontribut të vlefshëm për Barcelonën sidomos në të kaluarën , periudhë në të cilën dominuan totalisht botën e futbollit.



