
Drejtuesit e Barcelonës vijojnë të jenë të zhgënjyer për arsye se nuk e kanë mundur ta rinovojnë kontratën me Ousmane Dembelen i cili pritet ti japë lamtumirën ‘’ Camp Nout ‘’ në 30 qershor dhe Chelsea , një ndër kandidatët potencialë shpreson se mund të arrijë akordin me francezin.
Thomas Tuchel vijon ta vlerësojë për ofensivën e kryeqytetasve sepse i ka të gjithë komponentët e nevojshëm për ti ardhur në ndihmë dhe të ndihmojë në arritjen e rezultateve në vijimësi.
Ky operacion do të arrihej me kosto zero dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ do ti duhej të përballonin vetëm pagën e 25 vjeçarit.
E shkuara mbetet një referencë e rëndësishme në lidhje me këtë tentativë sepse pikërisht nën drejtimin e gjermanit tek Borussia Dortmundi , lojtari nga Vermon arriti të shëndërrohej në një sulmues tepër të suksesshëm .
Kjo histori do të favorizonte Chelsean gjithmonë nëse ‘’ Los Cules ‘’ s’do ta arrijnë akordin me Ousmane Dembelen por s’duhet harruar as Paris St Germain, i gatshëm të përfitojë nga çdo hap fals i ekipeve në fjalë dhe të vijojë me shtimin e yjeve me qëllimin e fitimit të Champions Leagues në sezonin vijues.
Me ndryshimin e pronarëve shumë gjëra kanë ndryshuar tek Chelsea dhe gjatë merkatos priten ndërhyrje sepse një ekip i këtij niveli gjithmonë aspiron për objektiva madhorë.



