
Interesit të Atletico Madridit për Artem Dovbyk, në orët e fundit i është bashkuar edhe Roma.
Ditën e djeshme kanë filluar negociatat e drejtuesve të italianëve me agjentin e ukrahinasit por diferenca është se nuk do të ofrojnë 40 milionë euro, shifër e përcaktuar nga spanjollët, e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.
Kryeqytetasit mund të arrijnë deri në 30 milionë euro përfshirë edhe bonuset për 27 vjeçarin, determinant për katalanasit në sezonin e shkuar, tek të cilët kontriboi me 24 gola në 39 sfida.

Eksperienca me Gironan i dha shansin të përfaqësojë edhe Ukrahinën në Europian por në lidhje me transferimin në ‘’ Olimpico ‘’, ‘’ Verdhekuqtë ‘’ fillimisht duhet të mposhtin West Hamin dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Por traineri Daniele de Rossi është treguar i kujdesshëm, i cili është impresionuar edhe nga Jonathan David dhe Alexander Sorloth por referuar kanadezit, duhet theksuar se konsiderohet një operacion më i komplikuar dhe i kushtueshëm.
Për sa i përket këtij të fundit, ish fituesit e Conference Leagues nuk i përmbushin pritshmëritë e drejtuesve të Villarealit, të cilët synojnë të arkëtojnë 35 milionë euro për norvegjezin.
Momentalisht ishi i Dnipros është i preferuari numrit një të stolit të Romës, një ndër figurat më të shquara të këtij klubi.



