
Përpos kontinentit të vjetër ndër vite lojtarët në Amerikën e Jugut kanë marrë shumë vëmëndje, sidomos nga ekipet e elitës.
Sigurisht në këtë zonë shquhen për talentin, të cilin e kanë shpalosur gjatë historikut të këtij sporti.
Referuar Italisë duhet thënë se Napoli do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm, ekip i cili po lufton përsëri për të fituar Scudetton.
Traineri Antonio Conte ka marrë shënime gjatë kësaj periudhe dhe drejtuesit kanë zgjedhur Boca Juniorsin, aty ku aktivizohet Milton Pereyra.
Sulmuesi është tejet i rëndësishëm për ‘’ Los Xenesises ‘’ por si shumë të tillë nuk e përjashton mundësinë e kalimin në Europë.
17 vjeçari shquhet si tejet potent, i lëvizshëm në zonat e ngushta dhe gjatë sfidave ka bërë diferencën.
Numri një i stolit të ‘’ Il Partenopei ‘’ i ka kërkuar presidentit Aurelio De Laurentis transferimin e Milton Pereyras në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe flitet për një ofertë rreth 20 milionë eurove.
Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë që ekipi nga Buenos Aires ta lejojë largimin nga ‘’ La Bombonera ‘’, pavarësisht se bëhet fjalë për një ndër më cilësorët e Serisë A.



