Polemikat për ndeshjen e Danimarkës, reagon UEFA: Nuk kishim mundësi tjetër

Polemikat për ndeshjen e Danimarkës, reagon UEFA: Nuk kishim mundësi tjetër

UEFA mohon pretendimet e legjendës daneze Peter Schmeichel për presion ndaj Danimarkës, për t’u rikthyer në fushë pas ngjarjes së ndodhur me Eriksenin.

Në reagimin e bërë nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë, thuhet se për vazhdimin e ndeshjes, ishin dakord të dyja kombëtaret. Gjithashtu në deklaratë thuhet se nuk kishte asnjë mundësi tjetër, për shkak të nevojës së lojtarëve për të pushuar 48 orë, midis ndeshjeve.  

UEFA është e bindur se çështja u trajtua me respektin më të madh në këtë situatë delikate për lojtarët. U vendos që ndeshja të vazhdonte të luhej atë natë, vetëm pasi kishin rënë dakord të dyja kombëtaret. Nevoja e lojtarëve për të pushuar 48 orë midis ndeshjeve, eliminoi opsionet e tjera“, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy