Juventus dhe Roma garë për Rodrigo De Paul

Juventus dhe Roma garë për Rodrigo De Paul

Sezoni i Rodrigo De Paul nuk përfundoi siç parashikohej në fillim të tij dhe po përflitet në lidhje me një rikthim në Serinë A .

Në të kaluarën argjentinasi tregoi vlerat  tek Udinese , aventurë që i dha shansin për të provuar La Ligan , me Atletico Madridin.  

Nën urdhërat e Diego Simeones 28 vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe sipas  ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ për shërbimet e tij do të zhvillohet një supersfidë në Itali .

Juventusi dhe Roma janë të gatshme të investojnë 40 milionë euro për ta rikthyer lojtarin nga Buenos Airesi në kampionatin që i dha famë .

Megjithatë shpresat e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ vijonë të ndezura në lidhje me ndryshimin e situatës nga Rodrigo De Paul i cili ka fituar shumë rëndësi edhe në kombëtaren ‘ Albiceleste ‘ me të cilën siguroi një tjetër trofe në javët e fundit. 

Por drejtuesit e kryeqytetasve nuk e përjashtojnë largimin e ishi-t të friulanëve nga ‘ Wanda Metropolitano ‘ nëse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ apo “ Verdhekuqtë ‘’ do ti bindin.

Vetëm një sezon tek Atletico Madridi nuk është i mjaftueshëm por çdo gjë parashikohet se do të qartësohet në vijimësi sepse nëse rikthehet në Scudetto do të ishte në një tjetër nivel sepse Juventusi gëzon faktin e të qënit  ish rekordmen i Serisë A dhe  Roma fituesja e Conference Leagues

. Bardhezinjtë dhe kryeqytetasit do ta nisin sezonin me objektiva të përbashkët që lidhen me akumulimin e titujve pasi sidomos torinezët kanë mbetur paksa në prapavijë në dy të fundit duke ia lënë stafetën Interit dhe Milanit në kampionat dhe duke filluar nga 2022-2023-shi do të tentojnë të mposhtin dominimin e rivalëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy