
Prej kohësh portieri Gianluigi Donnarumma është konsideruar një ndër lojtarët që mund të lërë ‘’ Parque de Princen ‘’ gjatë merkatos së ardhshme.
Megjithatë duket se historia ka ndryshuar dhe sipas ‘ Tuttosport ‘ agjentja Rafaela Pimienta e ka përgënjeshtruar lajmin duke theksuar se klienti i tij ndihet shumë mirë në Paris dhe momentalisht nuk bëhet fjalë për një largim :
“ Gigi ndihet mirë në Paris por jemi të hapur për çdo risi në të ardhmen ‘’, theksoi Rafaela Pimienta.
Spekullimet vijojnë dhe në këtë kontekst është përfolur edhe për një largim të mundshëm të Keylor Navas , i pretenduar nga Napoli.
Megjithatë , ashtu siç kanë vijuar ngjarjet kuptohet se situata ka marrë zgjidhje dhe ishi i Milanit tanimë konsiderohet titullar i padiskutueshëm nga Christophe Galtier dhe vijon rrugëtimin me parizienët drejt fitimit të trofeve me peshë,ndër të cilët prioritet mbetet Champions League.
Sezoni aktual është i dyti për 23 vjeçarin i cili ka privilegjin të jetë i rrethuar nga yje si përshembull Messi , Neymar , Mbappe etj dhe mbron fanellën e një skuadre shumë të suksesshme por objektivi primar fatkeqЍsisht i ka shpëtuar në vitet e fundit.



