Reja e la jashtë listës së Kombëtares, Vrioni gjen sërish golin në Austri (VIDEO)

Reja e la jashtë listës së Kombëtares, Vrioni gjen sërish golin në Austri (VIDEO)

Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë në kampionatin austriak, aty ku aktivizohet me skuadrën e Tirol. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të takimit ndaj Klagenfurt, ndonëse këta të fundit e përmbysën rezultatin dhe në fund triumfuan 2-1.

Në minutën e 23-të, pas një asisti të marrë nga Anselm, Vrioni me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të shënonte.

22-vjeçari i dërgon kështu një mesazh trajnerit të Kombëtares, Edoardo Reja, i cili e la jashtë listës dhe nuk e grumbulloi për ndeshjet e muajit shtator.

Vlen të theksohet se ky është goli i tretë i Vrionit me fanellën e Tirol, në 5 ndeshje zyrtare të zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy