Manchester City, deklaron largimet

Manchester City, deklaron largimet

Duke qenë se jemi në fazën e vendimtare të sezonit, drejtuesit e shumë ekipeve vijojnë të bëjnë llogaritë për merkaton e verës.

Kjo periudhë si gjithmonë do të jetë një ndihmë për të nisur vijuesin ashtu siç duhet dhe kryesisht ekipet e elitës pritet të jenë protagonistë.

Manchester City asnjëherë nuk ka munguar në këtë listë, skuadër e ndryshuar totalisht falë Pep Guardiolas, njëkohësisht një ndër më të pasurat e botës.

Tekniku spanjoll ka marrë shënime pas disfatave kundër Real Madridit dhe i ka hapur derën e largimit nga ‘’ Etihad ‘’ shumë lojtarëve.

Lista është e gjatë dhe fillon me Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Kyle Walker, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson dhe Jack Grealish, element që nuk e kanë bindur ishi-n e Barcelonës.

Drupal Ad

‘’ Qytetarët ‘’ konsiderohen në çdo sezon pretendentë për të fituar çdo trofe të mundshëm, skuadër që vijon të mbështetet fuqimisht nga Khaldoon Al Mubarak, i cili ka dhënë maksimumin ndër vite për ta shëndërruar në atë që është sot.

Në listën e Pep Guardiolas tashmë janë përfshirë disa emra, duke filluar nga Juma Bah i Real Valladolidit apo Claudio Echeverri, ndërsa Andrea Cambiasso dhe Florian Wirtz mbeten prioritet absolut.

Një teknik si i ashtuquajturi ‘’ Pep ‘’ vijon prej vitesh me rradhë të konsiderohet një ndër më të mirët në qarkullim, i cili fitoi gjithçka me Barcelonën në të shkuarën.

Për sa i përket performancave në Premier League numrit një të stolit i mbetet shumë për të bërë duke qenë se Manchester City është shumë larg ekipit të dikurshëm, edhe pse momentalisht përfshihet ndër katër më të mirët e kampionatit anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy