Merkato e trajnerëve për sezonin e ardhshëm ka nisur. Me konfirmimin e largimit te Guardiolës nga Bayern Munih dhe zëvendësimin e tij me Carlo Ancelotin. Sipas mediave Gjermane, Guardiola do të jetë trajneri më i paguar në botë, pasi Sheiku Al Mansour, i cili ka në pronësi ekipin e Manchester City, i ka ofruar spanjollit një kontratë 3 vjeçare, e do të paguhet 24 milion euro në vit. 2 herë më shumë se paga që përfiton te Bayern Munih.
Kjo marrëveshje nuk është bërë ende zyrtare, por e përditëshmja gjermane BILD e jep të sigurtë kalimin e Guardiolës te The Citizens, që do të drejtohen dëri në fund të këtij sezoni nga trajneri aktual Pelegrini, i cili beson se futbollistët e tij nuk do ta sabotojnë gjatë vazhdimit të këtij sezoni.
“Futbollistët e dinë shumë mirë se çfarë unë mendoj. Unë nuk jam i shqetësuar për asgjë tjetër veç këtij sezoni dhe ata nuk kanë asnjë shqetësim tjetër. Në këtë botë askush nuk mund të parashikojë të ardhmen.” – deklaroi Pelegrini.



