Paris St Germain insiston për Skriniar

Paris St Germain insiston për Skriniar

    Prej shumë kohësh mbrojtësi Milan Skriniar është bërë pjesë e planeve të Paris St Germain dhe duke qenë se ylli i Interit e përfundon kontratën në 30 qershorin e ardhshëm , francezët kanë bindjen se do ta transferojnë në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Asi nën mëngë i kryeqytetasve është Nasser Al Khelaifi , president i cili ka dhënë gjithçka dhe ndër vite ka arritur të formojë një skuadër yjesh.

Objektivi i numrit një të ‘’ Les Pariziens ‘’ është fitimi i Champions Leagues por sipas ‘ As ‘ drejtuesit e parizienëve janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë për sllovakun , për shërbimet e të cilit luftojnë ekipet më potentë të Europës.

Pavarësisht se në prapavijë kuq e blutë përbëhen nga lojtarë me shumë eksperiencë si Sergio Ramos , Kimpembe apo Marquinhos, traineri francez kërkon të shtojë forcat me një ndër më të mirët në Serinë A në vitet e fundit.

Deri më tani duhet theksuar se peshorja anon nga Paris St Germain pasi situata e Interit në aspektin ekonomik vijon të jetë delikate dhe nëse e zgjasin këtë histori mund të rrezikojnë largimin e 27 vjeçarit me parametër zero në fundin e sezonit.

Koha e mbetur konsiderohet shumë e rëndësishme për italianët por edhe për Milan Skriniar dhe një kalim tek kampionët në fuqi të Ligue 1 do të përkthehej në një rrogë më të lartë dhe sigurisht një shans për të qenë pjesë e një ekipi yjesh që synon fitimin e turneut më prestigjoz europian në një të ardhme të afërt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy