
Siç dihet prej kohësh tek Real Madridi po bëhen përpjekjet maksimale për të gjetur zëvëndësuesin e Dani Carvajal.
Spanjolli është një ndër peshat e rënda tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe natyrisht përgjegjësia është shumë e madhe.
Tratativat vijojnë dhe së fundmi është përqëndruar fokusi tek Kyriani Sabbe, pjesë e Club Brugges.
21 vjeçari ka bërë hapa të sigurtë përpara dhe përpjekjet ndër vite tashmë janë shpërblyer me interesin e ‘’ Los Blancos ‘’.
Shpejtësia, inkursionet e shpeshta drejt ofensivës dhe të qënit tejet cilësor edhe në prapavijë ia kanë rritur ndjeshëm vlerat Kyriani Sabbes, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt.
Dyert e gjigandit ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë hapur për belgun, për të cilin kanë shfaqur interes edhe disa klube në Premier League.
Duke iu referuar potencialit të tyre, sigurisht ky fakt përbën një lloj rreziku për ish fituesit e Champions Leagues dhe jo vetëm por gjithsesi mbeten një ndër më të preferuarit nga çdo lojtar.
Për anësorin nga Gent do të jetë një merkato verore determinante dhe parashikohet se çdo ofertë do ta analizojë me shumë kujdes.



