
Kosova ka bërë së fundmi të ditur listën me futbollistët e grumbulluar për tre ndeshjet e marsit, një miqësore dhe dy sfidat kualifikuese në Botëror. Bien ë sy grumbullimi për herë të parë i portierit Halimi, ndërsa Herolind Shala do të mungojë pasi është i prekur me koronavirus.
Kosova do të zhvillojë tri ndeshje në mars, duke nisur me miqësoren kundër Lituanisë me datë 24 në Prishtinë.
Fushatën e dytë kualifikuese në historinë e vet për Kupën e Botës Katari 2022, përfaqësuesja dardane do ta nisë më 28 mars kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, para se të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën tri ditë më vonë.
Futbollistët e grumbulluar nga Kosova, portier: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj dhe Betim Halimi. Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidal Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Leart Paqerada dhe Lirim Kastrati. Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Valon Berisha, Besar Halimi, Bersant Celina, Bernard Berisha, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Lirim Kastrati, Florent Hasani dhe Arbër Zeneli. Sulmues: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Benjamin Kololli.



