Atletja keniane e distancave të gjata Agnes Tirop, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin perëndimor të Kenias, Iten më 13 tetor, ishte kërcënuar me vdekje nga burri i saj një javë para ngjarjes.
Tirop u gjet e goditur me thikë në bark dhe qafë pasi familja e bashkëshortit të saj telefonoi policinë duke thënë se Ibrahim Rotich i kishte telefonuar duke qarë dhe duke iu kërkuar falje nga Zoti për diçka që kishte bërë. Fqinjët e saj thanë se ajo ishte në një martesë abuzive dhe ishte e dëshpëruar të ndahej.
“Ajo ankohej se burri i saj ishte i dhunshëm ndaj saj,” tha Stella, një nga fqinjët e Tiropit për Daily Beast.
“Agnes [Tirop] kishte frikë se një ditë burri i saj do ta vriste dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi.”
Tirop, e cila fitoi medalje bronzi në 10,000 metra për femra në kampionatin botëror 2017 dhe 2019 dhe përfundoi të katërtin në 5,000 metra në Lojërat Olimpike të Tokios këtë gusht, u tha se kishte një martesë jo të shëndetshme. Sipas Stella-s, si atletja ashtu edhe burri i saj ziheshin shpesh në shtëpinë e tyre.
Rotich, bashkëshorti i Tirop, i cili kishte qenë në arrati menjëherë pas vdekjes së gruas së tij, u arrestua në qytetin e Mombasa më 14 tetor, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi. Ata që jetojnë afër shtëpisë së tij në Iten besojnë se ai mund ta ketë vrarë gruan e tij më 11 tetor, dy ditë para se të gjendej trupi i saj.



