Teuta zyrtarizoi afrimin e parë për merkaton e dimrit. Klubi durrsak, prezantoi këtë të premte, mbrojtësin Elmando Gjini.
21-vjeçari vjen nga të rinjtë e Genoa në Itali, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.
POSTIMI I KLUBIT:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi, Elmando Gjini është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 21 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Genoa U21, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarn.
Gjini i cili është njëkohësisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21. KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit Elmando Gjini dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.



