
Interi i sezonit të ri, do të jetë ndryshe nga ai i vitit të kaluar, kur fituan titullin kampion. Ka ndryshuar trajneri, janë larguar dy lojtarë të rëndësishëm si Hakimi dhe Lukaku, diçka që tregon se Interi në letër është më i dobët se vitin e kaluar, ndonëse fusha mund të tregojë të kundërtën.
Për këtë ka folur edhe zv/presidenti i Interit, Javier Zanetti. Legjenda e klubit ziklatër ka thënë se do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar. Gjithashtu më tej, për “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi ka thënë se ndjeu keqardhje për largimin e Romelu Lukakut.
“Nuk mund t’i gënjej tifozët e Interit. Ndoshta të tjerët e bëjnë, por unë jo. Do jetë një sezoni vështirë dhe i komplikuar. Megjithatë duhet thënë se ne do jemi konkurrues, trajneri Inzaghi po bën punë të mirë.
Nuk dua të flas shumë dhe mendoj se heshtja ime thotë shumë, kjo shërben për të mbrojtur Interin, për t’u përqendruar në çështjet në fushë. Më erdhi keq për largimin e Lukakut , ai na dha aq shumë. Ai dhe Dzeko janë të ndryshëm, por Edin është sigurisht një blerje e rëndësishme.”, tha Zanetti.



