
Gjykata sportive në Itali ka vendosur të dënojë me dy ndeshje pezullim trajnerin e Interit Antonio Conte. Ky i fundit në ndeshjen me Udinese-n akuzoi gjyqtarin Fabio Mareska për padrejtësi si pasojë e vendimeve të tij.
Conte u gjet fajtor për fjalë të papërshtatshme, ndërkohë që edhe drejtori teknik i zikaltërve Oriali është dënuar me 1 ndeshje pezullim dhe 5 mijë euro gjobë po për të njëjtën arsye.
Gjithsesi dënimi për Conte-n hyn në fuqi për ndeshjen e fundjavës në Seria A dhe si rrjedhojë do të jetë sonte në pankinë për derbin me Milanin, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.



