
Barcelonës vijon të mos i buzëqeshë fati .
Pas pikpyetjes së madhe se nëse do të vijojë të jetë pjesë e Champions Leagues për arsye të barazimit pa gola kundër Benfikës , ‘’ Los Cules ‘’ kanë marrë një tjetër shuplakë të fortë në merkato .
Xavi Hernandez dhe skuadra e tij janë refuzuar nga ishi Thiago Alcantara i cili i ka mbyllur derën rikthimit në ‘’ Camp Nou ‘’ , aty ku mori shumë famë dhe u shëndërrua në një ndër mesfushorët më të vlerësuar.
Sigurisht që situata aktuale jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë sportiv do të ndikojë në vendimarrjen e lojtarëve të mëdhenjë . Sipas burimeve të brendshme dhe informacioneve të portalit ‘ Liverpool Echo ‘ , 30 vjeçari ka deklaruar se nuk e mendon kurrsesi largimin nga ‘’ Anfield Road ‘’ sepse kërkon të justifikojë besimin e dhënë nga Jurgen Klopp dhe të jetë në nivelin e shokëve të tij .
Gjermani e ka mbështetur fuqimisht Thiago Alcantaran dhe nxënësi i tij kërkon të respektojë kontratën e firmosur me anglezët e cila do të përfundojë në 30 qershorin e 2024-tës .
Dëmtimet e shumta ja kanë bërë ferr eksperiencën me ish kampionët e Champions Leagues por drejtuesit e Liverpoolit nuk kanë preferuar ta vënë në merkato sepse besojnë tek aftësitë e tij dhe mund të kenë një as nën mëngë në situata të vështira gjatë sezonit .
Megjithatë ideja e Barcelonës për rikthimin e Thiago Alcantara mbetet e paluhatur sepse e njeh me detaje potencialin e spanjollit dhe nuk do të reshtë deri sa ta transferojë përsëri në Katalunjë .



